Boksierja e mirënjohur e Kosovës, Donjeta Sadiku (57 kg), ka mësuar kundërshtaren e saj për Kampionatin Evropian për të reja, e cila do të mbahet në Bullgari. Kampionia Evropiane për të reja dhe nënkampionia e Botës për juniore, Donjeta, do të ndeshet me anglezen Otoole Sian.
“Është hedhur shorti për Kampionatin Evropian, kampionia Evropiane Donjeta Sadiku nesër (me 4 korrik) bokson kundër boksieres angleze Otoole Sian, ndërsa Fjolla Qunaj (52 kg) me 5 korrik bokson me norvegjezen Bruun Anabelle”,tha Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.