Horn: Boll më spekulime, jam një luftëtar - Bota Sot
Horn: Boll më spekulime, jam një luftëtar

Boksi

Horn: Boll më spekulime, jam një luftëtar

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 15:53
Pamje nga meçi

Ish-profesori, tashmë boksier, australiani Jeff Horn, ka marrë mangjesin e të dielës titullin kampion bote në peshën velter, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Manny Pacquiao. Por ishin të shumtë ata që u shprehën se ky sukses i Horn ishte i pamerituar dhe se duhej të ishte rivali filipinas fitues, duke kritikuar gjyqtarët për pikëzimin. Deklarata që nuk i kanë pëlqyer aspak boksierit australian, që sot ka ngritur zërin dhe ka kërkuar më shumë respekt.

“Do të ketë gjithnjë reagime të ashpra kur njerëzit thonë se unë para fat ose thashetheme të tjera. Këto e shumë të tjera janë deklarata idiote, që nuk kanë vend, por në fund njerëzit duhet të kujtojnë se fituesi jam unë. Fitova me meritë, ndaj më shumë respekt”, tha Horn dhe i pari që e ka përgëzuar për fitoren ka qenë pikërisht rivali Manny Pacquiao. “Unë jam një luftëtar dhe tashmë legjendë e sportit. Unë do të rikthehem mësues dhe fëmijët do të jenë krenar për mua”, deklaroi sot Jeff Horn, kampion bote në kategorinë WBO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat