Demolli: Donjeta e Fjolla premtojnë fitore në Evropian

Boksi

Demolli: Donjeta e Fjolla premtojnë fitore në Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 3 korrik 2017 Në ora: 19:37
Latif Demolli e Donjeta Sadiku

Boksieret Donjeta Sadiku (57 kg) dhe Fjolla Çunaj (52 kg), paralajmërojnë fitore në sfidat e nesërme përballë anglezes Otoole Sian përkatësisht norvegjezes Bruun Anabelle. Donjeta synon ta mbrojë titullin e kampiones së Evropës për të reja, ndërsa Fjolla pretendon të jetë befasi e kampionatit. Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se atmosfera është jashtëzakonisht e mirë në Sofje të Bullgarisë.

Ai tha se meçi ndërmjet Donjetës dhe Sian është finale para finales. Kampionia Evropiane për të reja dhe nënkampionia e Botës për juniore, Donjeta, beson e shpreson se do të kualifikohet. “Donjeta Sadiku e ka finale para finales, sepse anglezja është prej boksiereve më të mira që ka në grupin e saj. Nëse Donjeta e fiton anglezen, e pret kundërshtaren mes lituanes dhe francezes. Besoj se do të jetë meç i mirë dhe shpresojmë se do të triumfojë Donjeta. Sa i përket Fjolla Qunaj është e mirë e me perspektiv dhe...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat