Boksieri i mirënjohur para një vendimit të çuditshëm - Bota Sot
Boksieri i mirënjohur para një vendimit të çuditshëm

Boksi

Boksieri i mirënjohur para një vendimit të çuditshëm

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 11:44
Manny Pacquiao

Ish-kampioni i botës në peshën velter, Manny Pacquiao, ka deklaruar sot se po mendon tërheqjen përfundimtare nga sporti.

Filipinasi ka mbetur i zhgënjyer nga humbja e pësuar ditën e diel në Brisbane të Australisë nga boksieri vendës Jeff Horn, duke dorëzuar edhe titullin e kategorisë WBO. Ndaj 38-vjecari po mendon të varë “dorezat në gozhdë” edhe pse një vendim përfundimtar do ta marrë më vonë. “Jam duke dëgjuar edhe opinionin e njerëzve në lidhje me tërheqjen time. Më intereson mendimi i familjes dhe mbi të gjitha i trupit tim, se si do të reagojë ai”, tha Pacquiao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat