Donjeta në finalen e madhe të Evropianit - Bota Sot
Donjeta në finalen e madhe të Evropianit

Boksi

Donjeta në finalen e madhe të Evropianit

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2017 Në ora: 19:15
Donjeta Sadiku

Trimëresha jonë, Donjeta Sadiku, u kualifikua në finalen e madhe të Kampionatit Evropian për të reja në boks, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Ajo në gjysmëfinale e dërrmoi hungarezen Angela Nagy. “Donjeta Sadiku e mposhti bindshëm 5:0 boksieren Angela Nagy. Donjeta e ka bombarduar me goditje të njëpasnjëshme hungarezen.

Nagy kishte goditje te forta, mbase sulmoi Donjetën, por kjo e fundit u ruajt e me teknikën e saj iu kundërvihet mjeshtërisht rivales. Boksierja jonë me tri-katër goditje e dënojë kundërshtaren”, thotë Latif Demolli, zëdhënës i FBOXK-së. Donjeta tani futet në betejën e madhe, për ta mbrojtur titullin e kampiones.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat