Bising i ka dorëzuar kurorën e tij një tjetër kampioni

Boksi

Bising i ka dorëzuar kurorën e tij një tjetër kampioni

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 15:44
Michael Bising

Kampioni i peshave te mesme në UFC, Michael Bising i ka dorëzuar kurorën e tij një tjetër kampioni të kësaj kategorie, Robert Wittaker, pas fitores së tij të madhe kundër Yoel Romero.

26-vjecarit Bising iu desh të braktiste sfidën e parashikuar me Wittaker për shkak të një dëmtimi në gju. Dueli mes Wittaker e Yoel Romero zgjati plot 5 raunde ku u zhvillua një betejë e ashpër në ringun e oktagonit në Las Vegas të Nevadas. Një ndeshje spektakolare e transmetuar ekskluzivisht edhe në ekranin e Supersport.

Përsa i përket dueleve në UFC për femra, kampionia, Amanda Nunes, nuk ka mundur dot të mbrojë titullin e saj kundër Valentina Shevchenko, pasi është dërguar me urgjencë për në spital. Zyrtarë të UFC, nuk dhanë detaje në lidhje me gjëndjen  e Nunes apo në lidhje me diagnozën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat