Demolli çudit: Në Botëror vijnë turli kivi, portokalli, banane, kurse në Evropë janë krejt molla - Bota Sot
Demolli çudit: Në Botëror vijnë turli kivi, portokalli, banane, kurse në Evropë janë krejt molla

Boksi

Demolli çudit: Në Botëror vijnë turli kivi, portokalli, banane, kurse në Evropë janë krejt molla

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2017 Në ora: 17:13
Latif Demolli

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka çuditur me një deklaratë, duke bërë një krahasim mes Kampionatit Botëror dhe atij Evropian. Sipas tij, më i fortë është Evropiani se Botërori.

“Do çuditen kur them se Kampionati Botëror nuk është i fortë si ai Evropiani. Në Botëror vijnë turli kivi, portokalli, mandarinë, banane, çka do të thonë vijnë si nga Afrika, nga shtetet aziatike, kurse në Evropë janë krejt mollë, pra të gjithë të fortë”, tha Demolli pas përfundimit të Kampionatit Evropianë për të rinj e të reja që u mbajt në Sofje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat