Tregojeni të vërtetën për Donjetën! - Bota Sot
Tregojeni të vërtetën për Donjetën!

Boksi

Tregojeni të vërtetën për Donjetën!

Nga: Skënder Selmani Më: 10 korrik 2017 Në ora: 15:59
Donjeta Sadiku

Debate

Situata e fundit me boksieren Donjeta Sadiku (nënkampione evropiane për të reja) është shqetësuese, sepse ajo ka shkuar me paratë e veta në Kampionatin Evropian për të reja. Është turp dhe zhgënjyese se si me lejuar me shkuar me paratë e veta. Ministria e sportit deklarohet se i ka dhënë mjetet,  ndërsa zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës deklarohen se nuk kanë marrë mjete dhe boksierja u shkua me paratë e veta. Ky është nënçmim për komplet opinionin dhe e kanë fut në mjegullim të madh. Një zyrtar i lartë i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, deklarohet se nuk kanë para, e kanë shkuar me paratë private, atëherë për të mirën e sportin dhe mos degradimin e saj, është mirë të deklarohen edhe federata edhe ministria e sportit dhe ta tregojnë të vërtetën. Le të kuptohet një herë e mirë se dikush po shantazhon e dikush po përfiton. Ata të cilët shantazhojnël ose trillojnë nuk e kanë vendin në sport dhe le t’i lirojnë vendet për ata që punojnë e veprojnë. Nëse ato 70 mijë euro i ka nda ministria, a ishin të mjaftueshme për boksieren që të merr pjesë në Kampionatin Evropian?

Boksi e ka një përfaqësuese të fuqishme siç është Donjeta Sadiku, nëse ai bord i Federatës së Boksit nuk është gjendje me  siguruar mjete, atëherë le të ecin në shtëpi të gjithë. Kjo që ka ndodh duhet të sqarohet sa më parë, sepse i ka qitur një imazh të keq sportit në përgjithësi. Sepse e vërteta duhet të tregohet dhe nëse dikush trillon duhet përgjigjet penalisht. Unë siç veprimtar i sportit nuk kam personale, por më dhemb shumë gjithë këto trillime dhe aq me tepër kur e sheh një sportiste të talentuar si Donjeta Sadiku, me perspektiv, person që e reklamon sportin në Evropë dhe Botë, mu sill ndaj saj në këtë mënyrë, as ajo dhe as familjen e saj, asnjë nuk pajtohen.

Nëse zyrtarët kanë qërim hesapesh mes vete, le ta sqarojnë në ring mes vete, jo me opinion apo publik dhe mos krijojnë konfuzion. Sepse deklaratat e fundit janë hapur në opinion dhe kjo të bënë të shqetësohem për të gjithë sportistët, apo prindërit si mund t’i dërgojnë djemtë e vajzat e tyre e të stërviten dhe të përgatiten, a duhet të shesin diçka nga pasuria e tyre për të marrë pjesë në gara, apo federata ta hedhin fajin në drejtim të asociacioneve më të larta. Duhet çdo federatë e klub ta gjen sponsorin serioz, por edhe ekipin ta ketë brenda federatës profesionale e me njerëz të pastër, mos të jenë aq komod me ndejtë në fotele dhe veprimet zero. Nëse dikush ka diçka, ekzistojnë ballafaqimet, jo anash por direkte me fakte e argumente, sepse sot të gjitha janë të nënshkruara me letra, të faktuara. E dimë secila federatë kur e ka nënshkruar memorandumin, ka qenë e vetëdijshme çka po nënshkruan apo jo!

Autori është ish-anëtarë i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës 1991-95, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta.

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat