Salihu: Boll më me hajna, të vijnë sportistët e merituar

Boksi

Salihu: Boll më me hajna, të vijnë sportistët e merituar

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2017 Në ora: 18:44
Aziz Salihu

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, ish-boksieri i mirënjohur Aziz Salihu, është i revoltuar që ende nuk i japin një post të merituar sportiv. Ai është i zhgënjyer shumë me Komitetin Olimpik të Kosovës po ashtu edhe me Federatën e Boksit të Kosovës, sipas tij, e meriton të ketë postin e selektorit. “Pas shumë viteve, pasi isha tërhequr atëkohë nga Federata e Boksit (jam edhe themelues i Komitetit Olimpik dhe të sporteve të pavarura), hasa në shumë padrejtësi nga disa njerëz, nga disa klane, që kurrë nuk kanë kontribuar për Kosovë, të cilët po shkojnë në Shqipëri e marrin mirënjohje fals. Do të vjen dita që do t’i tregoj me emra se kush janë ata që janë pajisur me mirënjohje fals. Kam punuar vullnetarisht,  mbajta më shumë se 50 turne ndërkombëtar, aq shumë shpenzova saqë do të kisha pasur 2-3 banesa të mija.

Ndërsa sot jam mbetur me familje rrugëve, nuk kam banesë time. Në kohën e okupimit nuk kanë guxuar disa me mbajt turne, sot janë në sport dhe shesin mend. Kam pritur se do të mi japin meritat që më takojnë,  por nuk po ndodhë. Ramadan Selimin arritëm sërish ta rizgjedhim kryetar të FBOXK-së, sepse nëse shkonte ai, do të ishte keq, sepse ka përvojën dhe i duhej federatës, kurse Agim Latifi është djalë i mirë, e çmojë shumë, por  i duhet përvojë. Ata arritën qëllimin, ndërsa Azizi mbetet pa asnjë funksion edhe pse kam pritur Ramadan Selimi të më afrojë një post. Janë disa që nuk kanë përvojë dhe kanë boksuar për mëhallat e tyre, i kanë futur në federatë e komitet”, thotë Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kryetari i KBO Prishtina, vazhdon me kritika. “Afrim Majanci, Beqir Berisha kanë qenë në kohën e okupimit dhe kanë dhënë kontribut së bashku me mua për federatën e boksit.  E kujtoj edhe një rast se si e morën KOK-un disa persona, duke shfrytëzuar kohën kur më përndiqte mua regjimi i Serbisë. Besim Hasani arriti qëllimin e tij, nuk e di kush e bëri e si u bë kryetar ai i KOK-ut. Kur e shoh Komitetin e Olimpik kush udhëheq, ka individ të sporteve joolimpike. Më shumë ka sporte joolimpike në Komitetin Olimpik, jo sportist të vërtet. Janë individ që nuk ka asnjë medalje, andaj me vjen marre nga kjo gjendje. Nuk e di pse Besim Hasanit nuk i vjen marre si më ka lënë jashtë mua, fitues i medaljes olimpike, tri herë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike. E dinë boll mirë Besim Hasani...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat