Igrishta në maksimum i përgatitur për meçin në Prishtinë

Boksi

Igrishta në maksimum i përgatitur për meçin në Prishtinë

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 12:55
Valdrin Igrishta me boksierë të tjerë

Valdrin Igrishta me prejardhje nga Mitrovica, po vazhdon të përgatitet në Zvicër për duelin e tij të ardhshëm që do të zhvillohet në gallan humanitare Prishtinë e që përveç tij do të luftojnë edhe shumë tjerë. Igrishta për ArenaRing njoftoi se kundërshtari i tij do të jetë nga Mali i Zi. “Do ndeshem me Egzon Bitica nga Mali i Zi dhe për këtë duel jam duke u përgatit në klubin tim Nattahpong Gym me trajnerat, Pong Edhe Veki dhe ndihem shumë mirë.

Për këtë duel mendoj se kundërshtarin tim edhe pse se njoh mirë do ta nokautoj në raundin e dytë”, tha djaloshi shumë i fuqishëm i cili në karrierën e tij ka 16 fitore, 4 barazime dhe 1 humbje. Ai është momentalisht edhe kampion i Zvicrës në WKO. Igrishta, na njoftoi se deri në fund të vitit ka edhe disa duele, por për momentin nuk mund të thotë asgjë rreth datave të sakta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat