Po kthehet përsëri spektakli Joshua-Klitschko, flet promotori i meçit

Boksi

Po kthehet përsëri spektakli Joshua-Klitschko, flet promotori i meçit

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 23:53
Joshua-Klitschko

“Së shpejti do të japim njoftimin e duelit të radhës për boksierin britanik Anthony Joshua, kampionin e botës në fuqi në peshat e rënda”, ka thënë sot Stephen Espinoza, bosi i “Showtime”, kompania që do të menaxhojë sfidën e radhës së Joshua. 
Kampioni i botës në peshat e rënda në kategoritë WBA dhe IBF pritet që të mbrojë titullin kampion në Las Vegas në muajt e fundit të këtij viti ndaj Wladimir Klitschko, në një revansh mes dy boksierëve ikonë të kësaj kategorie. Gjasat janë që përballja të zhvillohet në nëntor, me ukrainasin që do të marrë vendimin përfundimtar.
Klitschko ende nuk ka vendosur nëse do të duelojë apo jo sërish me Joshua, por ka kërkuar që revanshi të mos zhvillohet në Britaninë e Madhe Ndaj palët kanë rënë dakord që sfida të zhvillohet në Las Vegas dhe zyrtarizimi i saj do të bëhet së shpejti.

“Jemi shumë pranë marrëveshjes. Kanë qenë muaj të vështirë, kur gjërat afroheshin e largoheshin shumë shpejt. Nuk është sekret që ne e duam revanshin dhe mund të jetë sfida më e madhe e peshave të rënda që zhvillohet në Las Vegas pas më shumë se një dekade. Ndaj nuk duhet ta humbasim këtë rast”, tha Espinoza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat