Kosovës i miratohet kërkesa për një boksier

Boksi

Kosovës i miratohet kërkesa për një boksier

Nga: K. G. Më: 16 korrik 2017 Në ora: 16:47
Pamje nga mbledhja e bordit

Federata e boksit e Kosovës ka marrë konfirmimin nga Federata Botërore e Boksit (AIBA), nga presidenti Ching Kuo Wu, për pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Botëror, që do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë. Kampionati të do zhvillohet me 25 gusht deri me 2 shtator, kurse Kosova përfaqësohet me një boksier në kategorinë 52 kg. Është fjala për boksierin Liridon Tahiri. “FBOXK ka bërë kërkesën për pjesëmarrje me dy boksierë me përvojë ndërkombëtare Fisnik Muharremi (81 kg) e Besart Kurhasku (69 kg), pasi që shteti i Ukrainës (Ministria e Punëve te Jashtme) nuk lejoi boksierët tanë që të marrin pjesë në Kampionatin Evropian, që ishte kualifikues për Kampionatin Botëror.

Prandaj FBOXK kërkoi nga AIBA që boksierët tanë të marrin pjesë me ftesë në Kampionatin Botëror ku edhe kërkesa u realizua. Por FBOXK do të bënë edhe një shkresë zyrtare AIBA-s dhe presidentit Ching Kuo Wu që Kosova të merr pjesë edhe me një boksier me përvojë ndërkombëtare dhe që është në formën e duhur, që nuk i ka ndërprerë përgatitje, si Fisnik Muharremi. Mbesim me shpresë se Kosova do të marrë pjesë me dy boksierë”, ka thënë Latif Demolli, zëdhënës i Federatës. Me një fjalë, kërkesa e Kosovës është miratuar pjesërisht, por shpresojnë se do të jepet Po-ja edhe për Muharremin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat