Një luftëtare shqiptare që po bën bujë kudo që po paraqitet

Boksi

Një luftëtare shqiptare që po bën bujë kudo që po paraqitet

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 14:35
Bestare Kicaj

Bestare Kicaj, me prejardhje nga Kosova, por e rritur në Zvicër, po del të jetë e vetmja femër shqiptare që po na përfaqëson në sportin e MMA-së edhe atë me sukses të madh. Në një bisedë për “ArenaRing”, ajo flet për të kaluarën dhe synimet e saja për të ardhmen. “Sportet luftarake gjithnjë i kam pas pikë të dobët. Fillova me Karate qysh në moshën 8-vjeçare dhe arrita të triumfoj në shumë aktivitete në kategorinë time. Por kërkoja diçka më atraktive dhe fillova edhe në Fullkontakt ku edhe këtu pata suksese. Adrenalina luftarake tek une ishte ende e ndezur andaj kërkoja diçka edhe më të rëndë dhe vendosa të futem në Grapling ku suksesi më i madh ishte triumfi në Kupën evropianen CBJJF që për mua ishte një gëzim i madh”, tha Kicaj duke shtuar së më pas u fut në sportin e MMA-së. “Pasi tani më i kisha provuar gati të gjitha sportet luftarake unë vendosa përvojën time ta aplikoj në MMA. Ashtu edhe ndodhi së pari në u futa në dy ndeshje amatore ku edhe arrita fitore.

Kurse më pas edhe tre lufta profesionale ku kam 2 triumfe dhe 1 humbje”, tregon Bestarja, duke shtuar se në këtë sport është që tre vite dhe stërvit tek trajneri Edinho Lafo por edhe tek Ahmed Yalbirdek nga 360martialarts gym. “Trajneri im personal Lafo më ka ndihmuar shumë, por edhe Yalbirdek, poashtu kam përkrahje të madhe edhe nga djali im i axhës Musti i cili më stërvit në tand clinch dhe ellboë and knee kicks, por mbështetje kam edhe nga vëllai im Kosovar Kicaj i cili poashtu është sportist luftarak”, deklaroi Kicaj. Në fund kjo luftëtare e madhe thotë se nuk e ka plan të braktis këtë sport deri sa ti arrin synimet e saja dhe me këtë dëshiron të tregoj se nëse diçka dëshiron mund të arrish edhe pse je femër. Bestare Kicaj të gjithë fansat e saj mund ta takojnë edhe në galla mbrëmjen humanitare që do të zhvillohet më 29 korrik në Prishtinë ku ajo pret të ndeshet me ndonjë kundërshtare të fortë, që pritet ta kuptoj në ditët në vijim edhe emrin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat