Vranovci: Synojmë majën e boksit!

Boksi

Vranovci: Synojmë majën e boksit!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2017 Në ora: 19:39
KBOX Kastrioti

Të gjitha klubet e Kosovës përballen me vështirësi financiare. Me gjithë sfidat e ndryshme disi ia dalin që të marrin pjesë me një numër të boksierëve në garat e ndryshme si vendore po ashtu edhe ndërkombëtare.  Trajneri Besnik Vranovci shpreson në suksese me klubin e tij, Kastriotin e Ferizajt. Ai ka deklaruar se ka një gjeneratë të mirë të boksierëve dhe ka veçuar disa prej tyre. “Kushtet janë si në të gjitha klubet. Megjithatë, punën nuk e ndalim asnjë minutë.

Kemi boksier të të gjitha moshave, ku me ta mundet të mburret jo vetëm qyteti por e gjithë Kosova, duke dalluar Muhamet Sejdiun, Shpend Kiki e Vullnet Sedollin, të cilët në të gjitha garat marrin pjesë si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit. Falënderoj Federatën e Boksit të Kosovës për përkrahje, së bashku do të arrijmë shumë lartë”, tha Vranovci për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai tha se është i licencuar nga AIBA me titullin “1 Star”, i cili ndihmohet nga ndihmëstrajneri Fadil Varvara. Synimi i Vranovcit është të zbulojë e formojë sa më shumë boksierë dhe t’i sjellin sukseset qytetit të tyre, por në anën tjetër të ketë sa më shumë edhe në petkun e...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat