Rikthehet përsëri në Pejë - Bota Sot
Rikthehet përsëri në Pejë

Boksi

Rikthehet përsëri në Pejë

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 14:47
Ilustrim

Boksieri i mirënjohur nga Kosova në boksin profesionist Shpëtim Shala, do të ketë një sfidë shumë të rëndësishëm në karrierën e tij profesioniste, ai do të boksoi në sfidën e radhës para dhuruesve te tij në Pejë.

Ballafaqimi i tij i 24-ti me radhë, ku deri me tani Shala ka shënuar 21 fitore (8 me ndërprerje) një barazim dhe një humbje.

Shpëtim Shala për kundërshtar do te ketë boksierin Chimwemwe Chiotcha nga Malevia në Jug Lindje te Afrikës, i cili ka një rekord të mire me 21 meçe në boksin profesionist prej tyre 15 fitore (11 me ndërprerje) 5 barazime dhe një humbje.

Dueli do të mbahet me 28 korrik 2017, duke filluar nga ora 19:00, në Palestrën e Sporteve “Karragaq”, në Pejë në kategorinë middleweight.

Andaj si asnjë herë me parë shpresojmë qe edhe kësaj radhe do të triumfoi boksieri pejan Shpëtim Shala, si dhe përkrahja e juaj do te jete shumë për boksierin tonë.

Në ketë mbrëmje do te zhvillohet edhe tri ballafaqim në boksin profesionist.

Faton Vukshinaj me rekord (3.0.0) kundër Limban Masaba nga Malavia me rekord (11.8.0), kurse Edonis Beqiri me rekord (5.0.0), kundër Nikola Matiq nga Bosnja dhe Hercegovina me rekord (15.34.0), ndërsa si debutues ne boksin profesionist do te jene Bernard Jakaj, kundër Ice Trajkoski.

Drejtuesit e Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës i urojnë suksese të gjithë boksierëve e sidomos Shpëtim Shalës në këtë meç shumë te rëndësishëm në karrierën profesioniste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat