Limani, talenti i madh

Boksi

Limani, talenti i madh

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 16:01
Albin Limani

Albin Limani, talenti i madh në mbrëmjen humanitare në Prishtinë Njëri prej kikboksierëve më të ri në mbrëmjen humanitare që do të zhvillohet në Prishtinë do të jetë 16 vjeqari, Albin Limani, i cili me prejardhje është nga Krusha e vogël e Prizrenit por i cili nga viti 2004 jeton në Bern të Zvicrës. Ai me këtë sport ka filluar qysh në moshën 6 vjeqare pasi pasion i ka pasur gjithnjë sportet luftarake. Momentalisht është kampion i Zvicrës por në karrierë ka edhe shumë lufta të fituara si në Zvicër ashtu edhe jashtë saj. Limani, enkas për ArenaRing thotë se është hera e parë që po garon në Kosovë dhe është shumë i emocionuar. “Me sportin e kikboksit kam filluar në vitin 2006 dhe jam i kënaqur shumë me sukseset e mija.

Trajner kamë Begjet Halitaj edhe Tahir Cerkinaj, kurse financiarisht më përkrah edhe Enver Kamishaj. Në Prishtinë me padurim po pres që të ngjitem në ring. Kundërshtarin nuk e njoh shumë por besoj shumë se do arrij deri tek fitorja”, thotë ky djalosh. Ai shtoi se është shumë i emocionuar që do bëj edhe ai diçka për të ndihmuar fëmijët. “E përgëzoi Mustin për këtë mbrëmje bëmirëse që e ka organizuar sepse fëmijët kanë nevojë për mbështetje dhe unë pranova me dëshirë që të ndihmoj në këtë mbrëmje. Ndërkohe ftoj të gjithë se sa më shumë të kontribuojnë”, deklaroi Albin Limani, i cili në fund tha se përgatitjet e fundit për këtë eveniment i ka zhvilluar në vendlindje kurse atij i ka ndihmuar edhe djali i axhës. Kundërshtar i Limanit do jetë Amar Fetahoviç nga Mali i Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat