Përballje titanësh në Prishtinë në mes Gashit dhe Puhalos - Bota Sot
Përballje titanësh në Prishtinë në mes Gashit dhe Puhalos

Boksi

Përballje titanësh në Prishtinë në mes Gashit dhe Puhalos

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 12:32
Senad Gashi gjatë një dueli

Një përballje titanesh pritet të zhvillohet të shtunën në mbrëmjen bamirëse që do të zhvillohet në Prishtine në mes boksierit shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani, Senad Gashi dhe kundërshtarit të tij Edin Puhalo nga Bosnja e Hercegovina. Organizatori i këtij eventi, Mustafë Kicaj, mendon se Gashi do fitoj këtë përballje pasi ai është ma kualitativ. “Do jetë një ndeshje e fortë, por mendoj se duelin do ta fitoj Senadi.

Unë boksierin shqiptar ka kohë që e përcjelli dhe mendoj se ka shumë kualitete të larta të ky djalosh dhe besoj se ai shumë shpejt ka me arrit në majat e boksit botëror. Është shumë i fuqishëm por i shpejt edhe pse ka 100 kg, ai vallëzon në ring sikur mi pas 60 kilogram që e bën atë shumë më të fortë”, deklaroi Kicaj për ArenaRing. Ndryshe, pritet edhe një duel interesant në mes dy luftëtarëve jo shqiptar e që kanë ardhur në këtë eveniment me shpenzimet e veta vetëm e vetëm për të ndihmuar fëmijët me nevoja dhe jetim. Pra bëhet fjalë për Frank Korc nga Gjermania dhe Adnan Aliq nga Bosnja që do ndeshen në MMA. Gjermani madje nuk ka kërkuar asnjë pagesë as për ndeshjen që do ta zhvillojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat