McGregor: Mayweatherit do t’ia shtyp kafkën!

Boksi

McGregor: Mayweatherit do t’ia shtyp kafkën!

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 18:42
Conor McGregor

Conor McGregor me afrimin e datës 26 gusht, ndihet gjithnjë e më shumë i sigurt dhe i bindur se do ta mposhtë në ring kampionin amerikan të boksit Floyd Mayweather. Dy ikonat e sporteve luftarake, mbyllën 10 ditë më parë një tur 4-ditor të promovimit të këtij eventi, që do të zhvillohet në Las Vegas. McGregor, një ikonë dhe kampion në artet marciale mikse, do të debutojë në ring, por kjo nuk e tremb atë, përkundrazi, është i bindur se avantazhi i moshës, fizikut dhe fuqisë, do ta ndimojnë që ta mposhtë Mayweather, që në 49 duele nuk ka pësuar asnjë humbje, raporton telesport.

“Ai është një burrë i vogël. Ai duket mirë për moshën që ka, është një bastard i vogël dhe duket mirë fizikisht. Por ai është një trup i vogël dhe përballë forcës time dhe stilit tim të dyluftimit do ta ketë pisk. Do ta shohë shpejt veten në telashe në ring”, u shpreh sot Conor McGregor për rivalin e tij. Irlandezi i UFC-së ka shkruar historinë në këtë sport, duke u bërë sportisti i parë që fiton dy tituj kampionë bote dhe tashmë kërkon të shkruaj historinë edhe në boks, në debutimin e tij ndaj një sportisti që nuk ka pësuar asnjë humbje. “Kur jam ballë për ballë me njerëzit kuptoj gjithçka në lidhje me strukturën e tyre të kokës. Këtë gjë e kuptova edhe në revanshin që pata me Nate Diaz dhe e shoh të Floyd, që do të marrë disa dëmtime në kokë nga unë. Edhe kur u përballa me Jose Aldo, që gjithashtu ishte i pamposhtur, i tregova vendin. Edhe Maywather, me këtë trup të vogël, nuk ka për ta përballuar fuqinë e grushtit tim”, u shpreh McGregor .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat