Kicaj: Ka pasur shumë garues shqiptar

Boksi

Kicaj: Ka pasur shumë garues shqiptar

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 14:33
Pamje nga mbrëmja e kick-boksierëve

Mbrëmja bamirëse që u zhvillua në Prishtinë gjatë fundjavës nuk shkoi sipas plan programit të organizatorëve Mustaf Kicaj dhe Evren Dalipi, sepse qysh në peshimin zyrtar që u zhvillua një ditë më parë garuesit që duheshin të vinin nga Greqia u ndaluan nga autoritet kosovare duke ia ndaluar atyre hyrjen sepse nuk ishin me dokumentacionin e rregullt dhe kjo krijoi një huti sepse shumica e ndeshjeve ishin me kundërshtar grek. Por për të dal nga kjo situatë e palakmueshme u desh që të ndryshohet lista dhe u arritën prej 30 ndeshjeve aq sa ishin parapa, të mbesin 14 përballje ku normal shumicave u është ndryshuar kundërshtari dhe kjo u pranua nga garuesit duke parë parasysh se kjo është një mbrëmje humanitare ku donin edhe vet ata të kontribuojnë.

Dita e diel u paraqiten të gjithë luftëtarët në palestrën “Pallati i Rinisë” dhe pritnin që një nga një të dalin në ring ashtu edhe ndodhi, dhe u zhvilluan shumë përballje të fuqishme ku shikuesit u ndanë shumë të kënaqur me gjithë atë organizim fenomenal dhe shumë profesional. Pati edhe disa afarist që e mbështetën këtë eveniment ndër ta edhe Shala Group me pronarin e bashkë-organizatorin, Bashkim Shala. Njëri prej organizatorëve, ish kampioni i katërfishtë i botës në Thaiboxing, Mustaf Kicaj, u shpreh pak i mërzitur se nuk ja ka arrit qëllimit të tij përfundimtar. “Pata probleme qysh në fillim kur dëgjova se greket nuk po munden me hi në Kosovë për shkak dokumenteve por kjo është e papranueshme të ndodhe kur ka të bëj sporti, ata ishin mysafirët tanë dhe duheshe që ata të lëshohen të hyjnë. Kështu me menaxherin Evren Dalipi u desh që të ndërojmë pothuajse të gjithë plan programin e hartuar të garave dhe bëmë disa zëvendësime.

E njëjta u pranua edhe nga shumica e luftëtarëve shqiptar pasi e dinim se kjo është mbrëmje humanitare dhe ata donin që të kontribuonin me diçka. Por mua më erdhi keq sepse ka pasur shumë garues shqiptar si Dardani e Hekuran Avdylaj por edhe tjerë që kanë humb edhe pushimin duke u përgatit për këtë përballje dhe bash ato ndeshje u anuluan shkaku grekve. Dhe për këtë unë të gjithëve iu kërkoj shumë falje sepse nuk ishte faji im ajo që ndodhi”, deklaroi Kicaj, duke shtuar se mjetet e fituara do ti ndaj fëmijëve me nevoja dhe jetimëve. “Edhe pse kemi punuar shumë, ku edhe kam prit të mbushet palestra, ajo nuk ndodhi, arsyet nuk i di as unë. Ka pasur një numër të konsiderueshëm shikues ku prej tyre ka pasur edhe shumë me tiketa gratis. Por unë premtoj se aq sa janë mbledhur, të njëjtat do shkojnë në adresën e duhur”, tha Mustafë Kicaj. Në fund ai falënderoi të gjitha mediet që e treguan profesionalizmin e vet duke na përcjell me shumë kamera dhe raporte nëpër portale e gazeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat