Klitschko shokon botën, pensionohet nga boksi dhe pamundëson ri-meçin me Joshuan

Boksi

Klitschko shokon botën, pensionohet nga boksi dhe pamundëson ri-meçin me Joshuan

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 10:40
Wladimir Klitschko dhe Antony Joshua.

Një nga boksierët më të mirë që ka njohur historia e boksit, Wladimir Klitschko, ka bërë të ditur se ai do të pensionohet nga boksi.

Klitschko shokon botën, pensionohet nga boksi dhe pamundëson ri-meçin me Joshuan.

Ukrainasi pësoi humbje nga Joshua në prill, ku britaniku u bë kampioni absolut në boksin botëror.

Ri-meçi i cili ishte menduar të zhvillohet më 11 nëntor në Las Vegas, tash duhet që të caktohet me një konkurrent tjetër për Joshuan.

Klitschko e konfirmoi në faqen e tij zyrtare vendimin për pensionim, por ajo tashmë është jashtë funksionit për shkak të fluksit të vizitorëve dhe interesimit të madh pas vendimit shokues.

41 vjeçari Klitschko ka 10 vjet të dominimit të plotë në kategorinë e rëndë të boksit dhe humbi nga Tyson Fury në vitin 2015.

Ai u rikthye pas një përgatitje 18 muajshe për t’u përballur me Joshuan para 90 mijë tifozëve në Londër.

Klitschko ishte nokautuar në raundin e pestë, por e hodhi në dysheme Joshuan në raundin e shtatë.

Por, ishte britaniku spektakolar ai që ia doli të rikthehej dhe ta mposhtë ukrainasin në raundni e 11-të.

Ky vendim ka shokuar botën e boksit që ka pritur një përballje të madhe titanësh për fundin e këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat