Bajrami, gati për sfidën e madhe

Boksi

Bajrami, gati për sfidën e madhe

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 15:49
Tefik Bajrami

Uragani shqiptar Tefik Bajrami, boksieri i mirënjohur që u shpall kampion bote me 1 prill për versionin WBU (World Boxing Union) në Zvicër, do të ketë ndeshjen e radhës për titullin vakant të botës për versionin WBF (World Boxing Federation). Organizator i kësaj ngjarjeje do të jete Klubi i Boksit Llapi ku është formuar nga kampioni Tefik Bajrami.

Ndeshja e madhe e boksit do të mbahet pikërisht në kryeqendrën e Kosovës, në pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë. Tefik Bajrami (13 ndeshje, 12 fitore) do te zhvillon ndeshjen e 14 ne boksin profesionist në kategorinë Kruizer deri 90.7 kg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat