McGregor-Mayweather, sfida që nisi nga një debat televiziv

Boksi

McGregor-Mayweather, sfida që nisi nga një debat televiziv

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 19:29
Conor McGregor e Floyd Mayweather

Kampioni irlandez i arteve marciale mikse Conor McGregor, ka dalë sërish sot në televizionet amerikane, në emisionin e famshëm të gazetarit Conan O’Brien, ku ka folur për duelin e 26 gushtit ndaj Floyd Mayweather. Pikërisht kur ishte i ftuar në këtë emision, në vitin 2015, është hedhur për herë të parë ideja e një dueli në ring mes tij dhe boksierit amerikan. Dhe pas dy vitesh, kjo ide është duke u konkretizuar. Ndaj dhe irlandezi vendosi të rikthehet “live” në këtë emision, duke rikujtuar ato që ka thënë para dy vitesh dhe duke folur për sfidën që zhvillohet në Las Vegas pas 10 ditësh.

“Kush nuk dëshiron të vallëzojë në ring me Floyd për një duel që vlen 100 milionë dollarë”, pat thënë McGregor dy vite më parë në këtë emision, raporton telesport. Po sot? “Nuk do të ketë asnjë lloj vallëzimi me Floyd, unë do të shkoj direkt tek ai, do ta godas dhe fitoj këtë sfidë, brenda 4 raundesh”, ka thënë sportisti irlandez i UFC-së. Të dy sportistët kanë deklaruar se do ta sulmojnë dhe godasin njëri-tjetrin që në start, duke qenë agresivë, por kush do të sulmojë dhe fitojë? “Le të presim edhe pak ditë për ta zbuluar këtë gjë, se kush do të sulmojë realisht dhe se kush do të bëjë një hap pas. Unë do ta fitoj atë sfidë”, tha irlandezi, që nuk trembet aspak nga fakti se do të debutojë në boks, një sport ndryshe dhe me rregulla ndryshe nga UFC-ja. “Jam përgatitur për këtë lloj sfidë, që zgjat më shumë se duelet e UFC-së dhe jam gati. Do ta thyej në mes Floyd”, tha Conor McGregor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat