Sherr me ish-partnerin

Boksi

Sherr me ish-partnerin

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 11:24
Sherr me ish-partnerin

Boksieri Floyd Mayweather dhe Conor McGregor kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Las Vegas, pak ditë para duelit të 26 gushtit në “T-Mobile” Arena, për të zhvilluar konferencën e përbashkët për shtyp dhe për të kryer takimin e zakonshëm “face to face”. Por jo gjithçka ka shkuar ashtu si duhet, me sportistët që kanë nisur akuzat e zakonshme në distance me njëri-tjetrin, ndërkohë që nuk munguan fansat. Jo vetëm kaq, por irlandezi i arteve marciale mikse, pati edhe një përballje e debat të ashpër me ish-partnerin e tij në stërvitje, boksierin Paulie Malignaggi, që ndodhej mes turmës.

McGregor akuzoi stafin e Mayweather se e ka provokuar, ndërsa boksieri amerikan u shpreh se mezi po e pret këtë sfidë, i qetë dhe gati për ta mposhtur irlandezin e UFC-së. Gjithsesi, dy sportistët evituan kontaktin “ballë për ballë”, ndaj irlandezi u shpreh i inatosur: “Hej, ke frikë që të dalësh para meje”. Por nëse mungoi, të paktën për momentin kjo sfidë mes dy sportistëve, Conor nuk mundi të evitojë një debat me Malignaggi, që gjatë përballjes në rrugë me irlandezin tha: “Hej Conor, a i ke marrë ko… me vete”. Ndërsa McGregor iu përgjigj: “Të kam shkelmuar një herë në by…”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat