Mayweather: Asnjë boksier nuk e ka inteligjencën time

Boksi

Mayweather: Asnjë boksier nuk e ka inteligjencën time

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 17:34
Floyd Mayweather e Conor McGreghor

Boksieri amerikan Floyd Mayweather është optimist para meçit të së shtunës (me 26 gusht), kundër Conor McGreghorit. “Shoh Conor dhe e di që do të jetë një sfidë e fortë. Por asnjë boksier nuk ka qetësinë dhe inteligjencën time në ring. Kur je jashtë ringut mund të thuash atë që dëshiron, por kur je brenda ringut është gjithçka ndryshe.

Ai nuk e ka idenë e asaj që e pret dhe ju garantoj se do ta fitoj sfidën”, ka thënë Mayweather. Kampion amerikan i ringut u rikthye në ring pas dy vitesh pushim për këtë sfidë ndaj McGreghorit, në një përballje nga e cila dy sportistët do të fitojnë 100 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat