McGregor tregon se çfarë i ka thënë gjyqtarit në raundin e 10-të

Boksi

McGregor tregon se çfarë i ka thënë gjyqtarit në raundin e 10-të

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 12:29
Conor McGregor

Pak orë pas humbjes ndaj Floyd Mayweather, në sfidën e madhe të boksit mes dy kampionëve të sporteve luftarake, ikona e arteve marciale mikse Conor McGregor ka rrëfyer se çfarë i ka thënë gjyqtarit në raundin e 10-të, kur ai vendosi të ndalte duelin. “I thashë gjyqtarit të mos e ndalte duelin, pasi dëshiroja të vazhdoja të përballesha deri sa të bija në tapet edhe pse isha i lodhur. Mendoj se ai e mbylli para kohe duelin, por në fund e respektoj vendimin e tij”, tha McGregor.

“Mayweather ka më shumë përvojë se unë në ring, 50 fitoret e tij si profesionist flasin qartë. E pranoj që u lodha, por nuk jam aspak dëmtuar fizikisht nga kjo sfidë”, tha McGregor, duke i bërë një përmbledhje sfidës. Në fund, ai beson se fansat janë argëtuar duke e parë atë, si në stadium ashtu edhe përmes TV. “Për fat të mirë argëtuam fansat edhe pse do të doja që gjithçka të ishte vendosur në fund. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhte në dy raundet e fundit, por mbajta me nder flamurin e vendit tim”, deklaroi Conor McGregor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat