Shevchenko akuzon gjyqtarët

Boksi

Shevchenko akuzon gjyqtarët

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 16:41
Valentina Shevchenko

Amanda Nunes mbrojti titullin kampion bote në peshën “bantam” (pesha gjel) në artet marciale mikse, pas fitores me vendim jo-unanim të gjyqtarëve ndaj Valentina Shevchenko, në UFC-215 (eventi u zhvillua në Kanada). Ky vendim ka befasuar shumë persona, përfshi edhe vetë humbësen që nuk e ka pranuar atë dhe ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarëve. Vetëm një prej tyre ishte në favor të Shevchenko, ndërsa dy të tjerë ishin në favor të Nunes.

“Nuk e kuptoj se përse fitorja shkoi te rivalja ime. Mos ndoshta pasi u rrëzova dy herë në tapet në 5 raunde? Ajo nuk më goditi asnjëherë në fytyrë. Shihni fytyrtën e saj, hyndën e saj plot gjak nga grushtet e mia. Nuk e kuptoj se përse ajo është ende kampione”, tha Shevchenko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat