Shiten rekrod biletat

Boksi

Shiten rekrod biletat

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 15:14
Anthony Joshua e Kubrat Pulev

Vetëm pak ditë pas publikimit të lajmit se Anthony Joshua do të mbrojë titujt kampionë bote në peshat e rënda ndaj boksierit Kubrat Pulev ka ardhur lajmi tjetër se 70 mijë biletat e kësaj sfide, që do të zhvillohet më 28 tetor në Kardif, janë shitur.

Kjo përballje do të zhvillohet në “Principality Stadium”, aty ku pak muaj më parë u zhvillua finalja e Champions League mes Real Madrid dhe Juventus. “Ky lajm është i rëndësishëm për ne, është tregues i mbështetjes së madhe që Joshua ka nga fansat e tij këtu në Britaninë e Madhe, një sukses i garantuar i famës që ai ka. Dhe ne u premtojmë fansave një përballje të madhe, me Joshua fitues, për t’i përshëndetur për këtë mbështetje të madhe që po na japin”, tha Eddie Hearn, promotori i Joshua dhe organizator i këtij eventi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat