Gashi përgatitët me Azem Maksutajn për garën e madhe

Boksi

Gashi përgatitët me Azem Maksutajn për garën e madhe

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 15:58
Bardhyl Gashi gjatë një gare

Kikbokseri me prejardhje nga Skenderaj por që vepron dhe jeton në Gjermani, Bardhyl Gashi me 23 shtator do të ngjitet në ring, kësaj radhe në evenimentin e organizuar në Zvicër, “Fight Night”, e në të cilën do të ndeshen edhe shumë luftëtar të njohshëm nga sporti i Kikboksit. Gashi për “ArenaRing” ka njoftuar se përgatitjet për këtë duel i ka zhvilluar në klubin e tij, Boxcenter Mosbach.

“Jam i përgatit maksimalisht për këtë eveniment të madh që do të zhvillohey në Zvicër, dhe të njëjtat i kam zhvilluar në Gjermani por kam pas disa stërvitje intensive edhe me Azem Maksutaj i cili më ka dhënë edhe disa këshilla që besoj do ti shfrytëzoj në karrierën time”, tha Gashi, i cili ende nuk është i njoftuar se kush do jetë kundërshtari i tij. “Nuk kam indo se kush është kundërshtari, por unë jam i përgatit si fizikisht ashtu edhe psikisht për ta mposhtur”, deklaroi kikoboksieri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat