Zhitija e gatshme për garën e madhe

Boksi

Zhitija e gatshme për garën e madhe

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 11:17
Pamje nga një garë

Evenimenti humanitar ICF që do të zhvillohet në Ferizaj më 29 dhjetor e që promotor është Avdyl Salihu dhe organizator kampioni i katërfishtë i botës në Mo Muay-Thai, Mustaf Kicaj, dalëngadalë po i mbledh edhe garuesit që po paraqiten. Deri më tani sipas Salihut ka pas shumë interes dhe ai ka mbledhur diku 20 sportist ku ndër ato është edhe kampionia kosovare dhe fituese e shumë medaljeve ndërkombëtare në karate , Gresa Zhitia, e cila ka shpreh interesim për të kontribuar edhe ajo sado pak.

Këtë e ka prit me dëshirë edhe trajneri i saj, Isak Curri. “Normal se gjithnjë jam e gatshme të jap kontributin tim në kësi lloj manifestimesh. Për mua është kjo një përvoj e re por që e kam pranuar pa problem. Falënderoi edhe promotorin Salihu që më bëri ftesën”, tha Zhitija. Ndryshe, kjo e fundit pritet të ndeshet me kampionen e Maqedonisë si dhe fituese e kampionatit ballkanik dhe një talente shumë e madhe shqiptare, Sajra Morina e cila është anëtare e reprezentacionit si dhe klubit të karatesë Forca nga Shkupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat