E gjithë vëmendja e kësaj jave për adhuruesit e boksit ishte në Brooklyn të New Yorkit, kjo pasi qyteti amerikan ishte nikoqir i duelit mes Deontay Wilder dhe Bermane Stiverne.
Wilder është kampion aktual në WBC për pesha të rënda dhe arriti ta mbrojë titullin për herë të gjashtë që kur e fitoi në janar të 2015 po ndaj Stiverne.
32-vjeçari ashtu edhe siç pritej e fitoi meçin kundër Stiverne, por për dallim nga hera e parë (janar 2015) e bëri me nokaut, ashtu siç edhe premtoi.
“Bombarduesi i Bronztë” tani ka 39 fitore në karrierë (38 me nokaut), nga 39 meçe, të vetmin qe e ka me pikë, është ai ndaj Stiverne tre vite më parë. Kjo është edhe arsyeja e re-meçit, amerikani dëshironte t’i tregonte botës se herën e parë kundërshtari shpëtoi befasisht nga nokauti.
Stiverne was knocked down 3 times in the first round and eventually KO'D#WilderStiverne2 pic.twitter.com/hvbpRrqLOb
— The Sports Junky (@TheSportsJunky1) November 5, 2017
Ecuria e meçit Wilder (201 centimetra i gjatë dhe 99,7 kilogram i rëndë) vs Stiverne (188 centimetra i gjatë, 115 kilogram i rëndë):
1st KO by Deontay Wilder...WOW! #WilderStiverne2 pic.twitter.com/0IJFv4D8fm
— The Sports Junky (@TheSportsJunky1) November 5, 2017
Raundi 1: Wilder e filloi meçin me disa gjuajte të lehta me të majtën, pot pasi kaloi një minutë i plotë filloi të gjuajë fuqishëm dhe me të djathtën. Ferri për Stiverne erdhi në minutën e fundit ku pësoi tri nokdaune radhazi dhe mbeti i shtrirë, duke mos mundur ta vazhdojë përballjen.