Fury sërish në ring, më kë mund të ndeshet?

Boksi

Fury sërish në ring, më kë mund të ndeshet?

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 11:02
Tyson Fury

Tyson Fury, ish-kampioni i botës në peshat e rënda, do të rikthehet në ring në maj të 2018-ës, por ende nuk ka asnjë rival. Kështu ka deklaruar sot Steve Punce, shefi i boksit pranë televizionit amerikan ESPN, që i referohet burimeve pranë boksierit britanik. Për momentin Fury është duke u marrë me uljen nga pesha dhe të jetë gati në pranverën e vitit tëe ardhshëm, ku dhe do të shpallë emrin e rivalit. Britaniku, 25 fitore (18 me KO) dhe asnjë humbje si profesionist, nuk duelon që prej nëntorit 2015, kur mundi Wladimir Klitschko, raporotn telesport.

“Për momentin është ende mbipeshë. Do të nisë dietën për 2-3 javë dhe më pas do të vazhdojë palestrën, për të humbur kilet e tepërta. Por ai do të rikthehet në maj, në formën optimale. Boksi ka shumë nevojë për të. Kjo sfidë e parë do të jetë testuese, më pas do të përballet në nëntor me një nga Joshua, Wilder ose Parker dhe do të shohim një përballje të madhe”, u shpreh Punce.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat