Rama ndeshet për titull bote SPF

Boksi

Rama ndeshet për titull bote SPF

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 14:46
Burim Rama

Ngjarje humanitare sportive - ICF që po zhvillohet më 29 dhjetor në Ferizaj sipas organizatorëve pritet të jetë një spektakël i madh pasi pjesëmarrjen e kanë konfirmuar shumë sportist të njohur që vijnë nga sportet si kick-boksi, MMA e boksier si dhe ushtarët amerikan të Bondstilit. I fundit që ka konfirmuar ardhjen e që do luftoj për titull bote SPF,  është një sportist yll, që u paraqit edhe nëpër evenimentet “Glory’ e që ka edhe disa tituj. Bëhet fjalë për, Burim Rama, një djalosh 26 vjeçar i cili ka lindur në Kosovë por që është rritur në Suedi. Ai tha se po ndihet shumë mirë që edhe atij iu ka dhënë rasti për të kontribuar për popullin e tij. “Po e ndiej vetën shumë mirë që jam tu kontribu edhe unë për një eveniment të tillë humanitar sepse gjithmonë kam pas dëshirë që edhe unë të bëj diqka për vendin tim dhe ja që me ftesë të promotorit Avdyl Salihu dhe organizatorit Mustaf Kicaj kjo mu bë e mundshme dhe ata i falëndero”, tha Rama, duke shtuar se këta të fundit atij në shenjë falënderimi por edhe për sukseset që po i shënon i kanë ofruar që të ndeshet për titull bote në SPF. “Unë ushtroj shumë prandaj edhe kam suksese kudo që paraqitem. Ashtu do jetë edhe për paraqitjen time për tu ndeshur për titull bote dhe dua që këtë ta shfrytëzoj maksimalisht duke fituar këtë ryp. Besoj se deri më 29.12 do jem gati edhe psikikisht, prandaj ftoj nga tash që sa më shumë të vijnë shikues të më përkahin por edhe ta mbështesin këtë ngjarje të madhe, pra të kontribuojmë të gjithë nga pak”, deklaroi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat