Antidopingu, në dhjetor vendimi për të ardhmen e Tyson Fury

Boksi

Antidopingu, në dhjetor vendimi për të ardhmen e Tyson Fury

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 06:36
Tyson Fury

Vendimi për rikthimin apo jo të boksierit Tyson Fury në ring do të merret në muajin dhjetor nga antidopingu britanik, që do të zhvillojë një seancë dëgjimore me ish-kampionin e botës në peshat e rënda.

Fury nuk është ngjitur në ring që prej nëntorit 2015, kur mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve Wladimir Klitschko, duke i rrëmbyer edhe titujt kampionë bote.

Pas atij dueli, Fury u tërhoq dy herë nga revashi për shkak të dëmtimeve dhe më pas, në shtator të 2016-ës, doli pozitiv me kokainë dhe iu hoq licensa, ndërsa boksieri nxori vakant titujt kampionë bote. Edhe më parë ai ishte akuzuar për përdorim substancash të ndaluara, por ato akuza nuk u vërtetuan kurrë.

“Dhjetori është muaji i së vërtetës”, tha Robert Smith, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Britanik të Boksit. “Arsyeja që ky vendim po merret kaq vonë është se përfaqësuesit legalë të Fury nuk kanë gjetur një datë për të zhvilluar seancën dëgjimore. Por tashmë kjo datë është vendosur dhe do të kemi një vendim”, tha Smith. Boksieri britanik ka që në shtator që akuzon UKADA (antidopingun britanik) për vonesa të qëllimshme, por më në fund po vjen “drita jeshile” për ish-kampionin e botës. Tyson Fury dëshiron që të rikthehet në ring vitin e ardhshëm, por ende nuk ka vendosur për një datë dhe se ndaj cilit do të përballet edhe pse ka shumë kandidatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat