Mazrekaj: Kisha dy arsye të forta kur nokautova serbin

Boksi

Mazrekaj: Kisha dy arsye të forta kur nokautova serbin

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 15:25
Petrit Mazrekaj me dorën lart dhe Flamuri Kombëtar në prapavijë

Boksieri me prejardhje nga Kosova, Petrit Mazrekaj, tha se kishe dy arsye të forta për ta fituar meçin kundër serbit Bojan Zharkov. Ai është i lumtur që serbin e nokautoi në rundin e tretë, në meçin që u zhvillua në Budapest të Hungarisë. “Kisha dy arsye të forta për të fituar meçin kundër serbit. E para, jo rastësisht ishin dy data shumë të rëndësishme: 27 nëntori apo 48 vjetori i lindjes së xhaxhait tim Agim Mazrekaj, hero kombëtar. E dyta, 28 Nëntori - Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe datëlindja e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari”, tha Mazrekaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Mazrekaj bokson në kategorinë super të mesme në versionin WBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat