Reagim i ministrisë për artikullin: Salihu: Ministër e Qeveri, pse nuk më financuat turneun ‘Faleminderit Amerikë dhe Diasporë’?

Boksi

Reagim i ministrisë për artikullin: Salihu: Ministër e Qeveri, pse nuk më financuat turneun ‘Faleminderit Amerikë dhe Diasporë’?

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 17:31
Logo e ministrisë

Në gazetën tuaj “Bota Sot” të datës 23 dhjetor 2017, ju keni botuar një artikull me titull: Salihu: Ministër e Qeveri, pse nuk më financuat turneun ‘Faleminderit Amerikë dhe Diasporë’?, ku një anshëm keni raportuar shqetësimet e ish-boksierit Aziz Salihu, se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk e paskësh mbështetur turneun ndërkombëtar sipas Salihut “Faleminderit Amerikë”.

Përmes këtij reagimi duam të sqarojmë lexuesit e gazetës tuaj dhe opinionin e gjerë, se MKRS-ja ka ndarë mjete financiare në shumë prej 2300 euro për organizimin që ka pasur në plan klubi i boksit “Prishtina” të cilin e përfaqëson ish-boksieri Aziz Salihu, dhe këto mjete u janë bartur në xhirollogarinë e organizatorëve me kohë nga ana e MKRS-së, ndërsa pohimet e tij e Salihu i konsideron si manipulim dhe të pavërteta.

Ministria, në mbyllje të vitit fiskal ka bërë të pamundurën që të sigurojë shumën e lartcekur më 19 dhjetor në mbështetje të ngjarjes së planifikuar më datë 23 dhjetor dhe e tëra kjo është e dokumentuar. Ministria nuk ka asnjë obligim tjetër ndaj palës së përfshirë, pasi që Salihu edhe ka nënshkruar kontratën për subvencionimin e organizimit të turneut në vlerë prej 2300 eurove, duke u pajtuar me këtë shumë e në anën tjetër del e thotë të pavërteta që MKRS-ja nuk e paskësh financuar e ndihmuar atë”, thuhet nga në reagimin e Ministrisë së Sportit.   Duhet kujtuar se, Aziz Salihu ka qenë i pakënaqur dhe mes të tjera kishte thënë: “Ministrit të sportit i thash, se çdo vit e mbajë turneun e madh dhe vijnë shumë shtete. Dëgjova se mi kanë qitur 2000 euro, këto mjete si mjaftojnë as ligës së dhjetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat