Pajaziti: Edhe unë dua të kontribuoj për humanizëm

Boksi

Pajaziti: Edhe unë dua të kontribuoj për humanizëm

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 12:10
Pamje nga një garë

Mega ngjarja humanitare - sportive që do të zhvillohet të premten në Ferizaj iu bashkua edhe një boksier me kualitete të larta. Bëhet fjalë për Feriz Pajaziti i cili është edhe anëtar i kombëtares austriake. Ai është paraqitur vullnetarisht vetëm e vetëm për të kontribuar edhe ai sado pak në një ngjarje të tillë. “Dua edhe unë që të kontribuoj për popullin tim andaj edhe me dëshirë po i bashkohem iniciativës së organizatorit Mustafë Kicaj dhe promotorit Avdyl Salihu. Mendoj se do jetë një mbrëmje e madhe, andaj edhe ftoj të gjithë që e donë sportet luftarake të jenë prezent por edhe ata që kanë zemër humane që të vijnë dhe të kontribuojnë”, deklaro për ArenaRing, Pajaziti, I cili me prejardhje është nga Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat