Selimi: T’i përgatisim boksierët për garat ndërkombëtare

Boksi

Selimi: T’i përgatisim boksierët për garat ndërkombëtare

Nga: Kemajl Goca Më: 2 janar 2018 Në ora: 18:38
Ramadan Selimi

Viti 2018 është me sfida të mëdha për boksin e Kosovës.  Drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës, besojnë e shpresojnë, se ky vit do të jetë më i mirë se ai paraprak. Kryetari i FBOXK-së, Ramadan Selimi, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se në fund të janarit do të marrin pjesë në Kongresin e asociacionit më të lart botëror, AIBA.

Sipas tij, ky Kongres do të jetë shumë më rëndësi, por do të diskutojnë edhe për padrejtësinë që iu bë vitin e kaluar, boksieres së talentuar Donjeta Sadikut, të cilës nuk iu lejua të marrë pjesë në Kampionatin Botëror për juniore (19-26 nëntor), për shkak se shteti indian nuk i njeh pasaportat e Kosovës.   Cilat janë sfidat më të mëdha për vitin 2018? “Sfidë e vitit 2018 për Federatën e Boksit të Kosovës është që t’i përgatisim sportistët për garat ndërkombëtare në mënyrë që të kualifikohen për ‘Tokio 2020’, tha Selimi.

Ai tregon se çfarë do të flas në Kongresin e AIBA-s, që mbahet me 24-27 janar në Dubai: “Në Kongresin e jashtëzakonshëm të AIBA-s, do të marrë pjesë dhe aty do të diskutohet shumë edhe për problemet që ka AIBA, por edhe për ne është një rast i mirë që të flasim edhe për problemet që ka pas Kosova për mospjesëmarrjen në Kampionat Botëror. Besoj se delegatët do ta mirëpresin këtë reagim tonin dhe jam shumë i sigurtë se një gjë e tillë nuk do të përsëritet në tetor të këtij viti, ku do të mbahet kampionati për seniorë, prapë në Indi, në të cilën do të merr pjesë Donjeta”, tha Selimi.

Si shumë federata tjera edhe FBOXK-ja ballafaqohet me vështirësi të mëdha sidomos të anës financiare, a shpresoni se ky vit do të jetë më i mirë? “Me sa po shihet ministri i ri ka shumë vullnet që të bëjë më shumë për sportin sidomos për sportet individuale, siç është xhudo, boksi e kështu me radhë. Ai është zotuar që ne si federatë e boksit të jemi në prioritet, pasi që medaljet ndërkombëtare do të jenë të mundshëm. Për këto...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat