Ja sa miliarda i ka Mayweatheri - Bota Sot
Ja sa miliarda i ka Mayweatheri

Boksi

E shtunë, 17 nëntor 2018

Ja sa miliarda i ka Mayweatheri

Më: 9 janar 2018 Në ora: 18:56
Floyd Mayweather

Edhe pse ka shumë oferta për ta parë sërish në aksion, si në ring ashtu dhe në kafaz, Floyd Mayweather ka konfirmuar sot se nuk ka ndëmend të rikthehet dhe se i është përkushtuar totalisht botës se menaxherit, tashmë si promoter të boksierëve dhe eventeve të mëdha. Mayweather, që vjet arriti fitoren e 50-të në ring si profesionist, deklaroi se menaxherë si Dana White dhe Eddie Hearn e kanë bërë mirë punën e tyre si promotorë të sporteve luftarake, por ai mund të bëjë më shumë se ata. Gjatë një deklaratë për mediat, ai ka pranuar se tashmë do të bëjë promotorin dhe se në datën 1 janar 2018, në bankë kishte mbi 1 miliardë dollarë.

“E kam thënë këtë gjë që në fillim të karrierës time, që duhej të kisha si promoter Al Haymon. Me të do të kisha bërë më shumë se 1,1 miliardë dollarë, shumë që kam aktualisht. Ne të dy jemi një forcë e pandarë, ashtu si tani në sportin e boksit. Janë shumë boksierë që mund të bëhen sprotistë edhe më të mirë, por ata kanë nevojë ëpr nëj zë dhe unë do të jem zëri i tyre”, u shpreh Floyd Mayweather. Prej dy vitesh, që kur u tërhoq për herë të parë nga boksi, ai promovon boksierë si Badou Jack, Gernvonta Davis dhe Ishe Smith përmes kompanisë së tij “Mayweather Promotions”, nga e cila ai pret të përfitojë më shumë parà në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test