Joshua paralajmëron Parkerin

Boksi

Joshua paralajmëron Parkerin

Më: 16 janar 2018 Në ora: 17:30
Joshua paralajmëron Parkerin

Boksieri i mirënjohur, Anthony Joshua, paralajmëron rivalin e tij, Joseph Parker, se e pret humbja në meçin e madh që zhvillohet me 31 mars, në Cardiff.

“Ky nuk është një duel me 3 raunde dhe që bazohet në aftësitë e boksierit, por me 12 raunde të fortë dhe kur duhet zemër e fortë për të fituar. Askush nuk ka për të më ndalur për të shkuar aty ku synoj, për të qenë kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda.

Kam mësuar shumë gjëra nga karriera ime dhe duke ecur përmes stuhive kuptoj se asnjë qenie njerëzore nuk mund të më mposhtë në ring. Është koha për të shkruar historinë dhe nuk do të ndalem tani”, ka thënë britaniku Joshua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat