Sylejmani premton medalje - Bota Sot
Sylejmani premton medalje

Boksi

E enjte, 18 tetor 2018

Sylejmani premton medalje

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2018 Në ora: 19:15
Violant Sylejmani gjatë një meçi

Boksierët janë para sfidave të mëdha për vitin 2018. Boksieri i kombëtares së Kosovës, Violant Sylejmani, premton se ky vit do të jetë viti i tij. Ai është anëtar i Dritës nga Gjilani dhe ka ambicie të mëdha. Sylejmani bokson në kategorinë 64 kg dhe është në formë jashtëzakonisht të mirë dhe me synime që në dy turnetë që mbahen në muajin e ardhshëm, do të kthehet me medalje nga Hungaria dhe Bullgaria. Pikësynimi i tij është në çdo garë të dëshmohet i fortë përballë çdo kundërshtarit, ndërsa për në Kosovë nuk llogaritë që ka konkurrencë.  Boksieri gjilanas tha se kushtet janë të mira po ashtu sipas tij, janë përgatitur mirë gjatë këtyre ditëve sa ishin në Shqipëri. Ai qysh tani ndihet i gatshëm për betejat në ring.

“Bota sot”: Violant, po përgatiteni për shumë sfida, cila është e radhës dhe çfarë synoni?

Violant Sylejmani: Jam duke i bërë përgatitjet në Shqipëri. Jam në top formë. Sfidën e radhës e kam në Debrecen të Hungarisë, turne i cili fillon me 6 shkurt dhe përfundon me 11 shkurt. Krahas këtij turneut kemi edhe sfidën tjetër mjaft të vështirë, ku me 18-26 shkurt mbahet turneu në Strangjat të Bullgarisë. Janë dy turne më të mëdha në Evropë, por besoj se do të jam në formë të mirë. Dy turne mjaft të fortë, ku fitohen edhe pikë për renditjen e Lojërave Olimpike - ‘Tokio 2020’.

“Bota sot”: Sa keni njohuri për këtë turne, sa është i vështirë?

Violant Sylejmani: Këto dy turne janë më të fortët në Evropë, ku edhe marrin pjesë boksierët më të mirë në botë. E imja është të përgatitem maksimalisht dhe të dëshmoj vlerat.

“Bota sot”: A besoni se do të ktheheni me medalje?

Violant Sylejmani: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test