A duhet të kemi sa më shumë vajza në boks?

Boksi

A duhet të kemi sa më shumë vajza në boks?

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2018 Në ora: 19:06
Alije Hamiti

Debate

Sportet luftarake nuk janë vetëm për meshkuj, por edhe për gjininë e kundërt. Patjetër se duhet të kemi më shumë vajza në sportet ekstreme, siç është boksi e kick-boksi, sepse aty mund të arrijmë shumë. Shembullin e kemi në sporte luftarake, jemi shumë të suksesshme, e dëshmon edhe xhudoja, ku e kemi medaljen e artë olimpike fal Majlinda Kelmendit, por kemi edhe garuese tjera të forta, si Distria Krasniqi, Nora Gjakova apo boksieren e talentuar Donjeta Sadiku.

Është gabim i madh që në vendin tonë nuk derdhen mjete më shumë për sportin e femrave, sepse aty ka shumë talente dhe me shkathtësi të jashtëzakonshme. Boksi dhe kick-boksi ka shumë vajza që mund të bëjnë mrekulli, por në mungesë të kushteve, nuk merren fortë me këtë sport të vështirë, sikurse të kishim kushte më të mira, do të ishte një armatë e vajzave që do të merrej me boks e kick-boks. Interesim ka, por nuk ka mjete dhe kjo është më e keqja e mundshme.

Në vitet e fundit ka shumë vajza që ushtrojnë në fitnes, duan të tregojnë talentin në boks e kick-boks, mjerisht kushtet janë ato që nuk lejojnë të jenë aktive në klubet e ndryshme. Pse atëherë vajzat mos të kenë të drejta si...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat