White synon një vit të madh

Boksi

White synon një vit të madh

Më: 22 janar 2018 Në ora: 18:41
Dana White

Presidenti i UFC-së, Dana White, beson se shumë nga yjet që ky sport ka pasur ndër vite do të rikthehen në kafaz. “Vë bast se McGregor me 75 për qind do të zhvillojë më shumë se dy duele në kafaz. Po ashtu, edhe St-Pierre, me 50 për qind është i sigurt se do të duelojë sërish. Për fat të keq, nuk besoj se Ronda Rousey do të duelojë sërish dhe jam 100 për qind i bindur për këtë. Vë bast 100 për qind se Lesnar do të rikthehet dhe jam 75 për qind se Jon Jones do të duelojë sërish gjatë 2018-ës. Mund të them edhe se me 50 për qind se vëllezërit Diaz do të rikthehen këtë vit në kafaz”, ka thënë White. Ai synon një vit të madh, me shumë emra të mëdhenj në kafaz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat