Xhoxhaj e Ramadani, gati për sfidat e mëdha

Boksi

Xhoxhaj e Ramadani, gati për sfidat e mëdha

Më: 26 janar 2018 Në ora: 15:58
Xhoxhaj e Ramadani, gati për sfidat e mëdha

Pas fitoreve të njëpasnjëshme boksieri Labinot Xhoxhaj ka filluar stërvitjet intensive për meçin e radhës i cili do të organizohet në Glattbrug të Zurich-ut, tani Labinoti për kundërshtar ka Polakun Luasz Janik, një kundërshtar jashtëzakonisht i fortë, këtë e dëshmon edhe radhitja e ti në ranglistën e boksierëve profesionist.

Përgatitjet e Labinot Xhoxhaj për meçin e radhës janë tejet intensive, pranë tij po qëndron trajneri i tij Ramadan Millaku. Së bashku me Labinotin kësaj radhe do të jetë boksieri Ramadan Hiseni, edhe ai ballafaqohet me kundërshtarë të fortë, stërvitjen dhe përkushtimin e tij nuk e vëmë në dyshim aspak fitoren. Fitoret e këtyre boksierëve edhe nga përkrahja e shikuesve tanë, andaj mos hezitoni, por ejani me 17.02.2018 ne sallën e madhe të VILLA MIAMI duke filluar nga ora 19.00 te jeni edhe ju aty ti brohoritim këtyre dy boksierëve  Labinotin dhe Ramadanin ashtu sikur dimë ne shqiptarët, shkruan Halit Nezaj, menaxher i mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat