Manny Pacquiao rikthehet në ring më 14 prill, duelon në Nju Jork

Boksi

Manny Pacquiao rikthehet në ring më 14 prill, duelon në Nju Jork

Më: 28 janar 2018 Në ora: 07:01
Manny Pacquiao

Boksieri filipinas Manny Pacquiao do të rikthehet në ring më 14 prill, lajm që është konfirmuar sot nga menaxheri i tij Bob Arum. Ky i fundit ka deklaruar edhe se ish-kampioni i botës do të duelojë në stadiumin “Madision Square Garden” të Nju Jorkut, por ende nuk dihet se cili do të jetë rivali i tij.

Arum deklaroi se është ende në bisedime me disa kandidatë të mundshëm, por një përballje me Vasyl Lomachenko nuk ka gjasa të zhvillohet më 14 prill, por më vonë.

“Ne po shqyrtojmë mundësitë për të bërë diçka të veçantë për Manny”, u shpreh Bob Arum, që kërkon t’i japë boksierit 39-vjeçar një duel për titull edhe pse kjo gjë duket e vështirë. Brandon Rios, Jessie Vargas, Jeff Horn, Tim Bradley dhe Chris Algieri janë kandidatët e mundshëm, pa lënë mënjanë edhe emra si Konstantin Ponomarev dhe Mike Alvarado. Boksieri filipinas nuk duelon që prej 2 korrikut të vitit të kaluar, kur humbi titulin kampion bote ndaj Jeff Horn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat