Salihu: Sa më shpejt ta rrëzojmë Hasanin me kllapën e tij

Boksi

Salihu: Sa më shpejt ta rrëzojmë Hasanin me kllapën e tij

Më: 29 janar 2018 Në ora: 16:26
Aziz Salihu

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në boks, Aziz Salihu, është i revoltuar deri në pikën e fundit, që nuk i jepet pozita e merituar në Komitetin Olimpik të Kosovës. Salihu synon postin e nënkryetarit të KOK-ut, ku sipas tij, me 4 shkurt do të mbahen zgjedhjet në KOK për këtë pozitë. “Si themelues i KOK-ut, jam i zhgënjyer kur e kam pa, se me 4 shkurt do të mbahen zgjedhjet për pozitën e nënkryetarit të KOK-ut, e mua askush nuk me ka njoftuar për këtë.

Pasi dëgjova edhe shkova së pari në FBOXK, ata me thanë se mund të kandidojë edhe si sportist, pasi që jam fitues i medaljes olimpike dhe tri herë pjesëmarrës në Olimpiadë. Federata kishte tre anëtarë të saj si kandidatë, ndërsa mua me premtuan se do të më japin votën. Erdh koha që Azizi mos të kandidaton.

Gjithherë mbajnë mbledhje pa dijen time, i frikësohen emri tim. E di populli se çfarë kam bërë në kohën e okupimit, sakrificën kundër okupatorit serb. Me vjen marre me përmend, që pas disa viteve shtet, nuk më japin të drejtën të kandidojë për nënkryetar. Është keq që disa njerëz, që janë hajna e me pengojnë mua”, thotë  për gazetën kombëtare “Bota sot”, Salihu.  “Kur kam parë do njerëz në KOK, jam çuditur, është anormale çfarë pash! Në kohën e okupatorit kudo që shkuan janë mbuluar me sukseset dhe emrin tim.

Unë vrapoja atëkohë e mblidhja nënshkrime në temperatura minus 15-20 gradë, e i dërgoja në Komitetin Olimpik ndërkombëtar (KON), selinë në Zvicër, ndërsa Besim Hasani rrinte në zyre. Unë kërkojë nga sportistët dhe punëtorët sportiv, që sa më shpejt të mbajmë një Kuvend zgjedhor dhe ta rrëzojmë Besim Hasanin me kllapën e tij”, bën thirrje ‘Zizi’. “Flitet se disa kanë dhënë para për ardhur në pozita. 

Fadil Vokrrit nuk i intereson KOK-u, se ai e ka futbollin dhe është më lartë se ata. Me hajna e me kllapa nuk shkohet përpara”, shpreh revoltën Salihu. Sipas ish boksierit, duhet të ketë ndryshime në KOK, duke dhënë edhe arsyet e tija: “Besim Hasani mbi 20 vjet është kryetar në KOK.  Duhet me bë ndryshime, jo me pas në KOK edhe sekretar që kurrë s’ka qenë sportist apo anëtar të saj.  Boll më, boll ia keni pi gjakun sportistëve”, tha Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat