Haxhi Krasniqi tregon muskujt, pak ditë para duelit

Boksi

Haxhi Krasniqi tregon muskujt, pak ditë para duelit

Më: 29 janar 2018 Në ora: 23:28
Haxhi ‘Robin’ Krasniqi

Para disa javësh, Haxhi ‘Robin’ Krasniqi konfirmoi se do të kthehej në ring, mirëpo fillimisht nuk u bë i ditur emri i kundërshtarit.

Boksieri, i cili i ka synuar majat e kategorisë së mesme të boksit botëror, do ta zhvillojë meçin e tij me datën 3 shkurt.

Ditë më par u bë i ditur emri i kundërshtarit të 30-vjeçarit, ndërsa ai është polaku Bartlomiej Grafka.

Dhe tash kur kanë mbetur vetëm disa ditë para duelit, Krasniqi e ka publikuar një fotografi duke treguar muskujt e tij.

“Vetëm edhe pesë ditë”, ka shkruar Krasniqi në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

Boksieri shqiptar duket në formë mjaft të mirë para duelit kundër Grafkas.

Meçi ndërmjet boksierit nga Istogu dhe rivalit të tij polak do të zhvillohet më 3 shkurt në Erdgas Arena të qytetit gjerman Halle an der Saale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat