McGregor ka nisur një tjetër betejë të ashpër - Bota Sot
McGregor ka nisur një tjetër betejë të ashpër

Boksi

E martë, 16 tetor 2018

McGregor ka nisur një tjetër betejë të ashpër

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 17:21
Conor McGregor

Conor McGregor ka nisur një tjetër betejë të ashpër mediatike me Floyd Mayweather, duke shfrytëzuar rrjetet sociale për të thumbuar, kërcënuar apo fyer kampionin amerikan të boksit. Pas publikimit të radhës së Mayweather në kafaz, ka ardhur reagimi i irlandezit.

“Ai është sportist tërheqës, të dy jemi tërheqës për publikun, ndaj le të presim dhe do të shohim. Aktualisht jam në negocita për të gjetur rivalin e radhës. Është një kampion i përkohshëm bote (Tony Ferguson), është sportist i pamposhtur nga Degestani (Khabib Nurmagomedov). Ndoshta mund të kemi një event të madh në Rusi. Dhe natyrisht është Nate Diaz, pa harruar edhe një përballje me Floyd Mayweather. Kam shumë opsione në tavolinë. Në këto moment jemi ulur në bisedime, koha duket e bukur, jeta është e bukur”, u shpreh Conor McGregor.

Mayweather në kafaz? Një debutim interesant për boksierin amerikan, por për këtë gjë McGregor ka një reagim interesant. “Nëse kjo gjë nuk do të ndodhë, por ai vetëm provokon duke dalë në kafaz në kafaz, unë do ta persekutoj gjatë gjithë jetës që një ditë të duelojë së abshkuë në MMA”, deklaroi Conor McGregor nga Nju Jorku, ku ndodhej i ftiar në një event bamirësie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test