Kur Aziz Salihu e kishte krahun mbi shpinën e Besim Hasanit, sot nuk e çojnë mirë

Boksi

Kur Aziz Salihu e kishte krahun mbi shpinën e Besim Hasanit, sot nuk e çojnë mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 13:27
Kur Aziz Salihu e kishte krahun mbi shpinën e Besim Hasanit, sot nuk e çojnë mirë

Dikur shokë për kupën e kresë, sot rivalë të mëdhenj sportiv! Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, që nga viti 1996 dhe Aziz Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos, tani kryetar i klubit të boksit Prishtina. ‘Zizi’ e Hasani dikur ishin shokë apo miq të “përbetuar” , si të duash quaje, por sot janë ndryshe, janë rivalët e mëdhenj sportiv dhe nuk e çojnë mirë. Kjo foto e siguruar nuk dihet e cilit vit është, por shihet shumë më i zbehtë Besim Hasani.

Shihet se sa shumë e ka dashur ‘Zizi’, më së miri e fakton mbi shpinën e Hasanit e ka krahun! Një foto sa një mijë fjalë, por sot Salihu kërkon me ngulmë rrëzimin e Hasanit nga KOK-u.

‘Zizi’ ndihet i tradhtuar që nuk e bën nënpresident të KOK-ut!  Në opinion, ka zëra që Salihu të paktën u desh të jetë anëtar nderi i KOK-ut. Në foto janë edhe shumë sportist të njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat