Joshua: Do të festojmë të gjithë së bashku

Boksi

Joshua: Do të festojmë të gjithë së bashku

Më: 30 mars 2018 Në ora: 11:07
Joshua

Me 31 mars do të ngjitet në ring për të unifikuar titujt kampionë bote në peshat e rënda ndaj Joseph Parker, por britaniku Anthony Joshua mendon se këtë përballje e ka të fituar dhe ka prenotuar që tani për sfidën e radhës kampionin tjetër të botës në këtë kategori, amerikanin Deontay Wilder. Në prag të duelit që do të zhvillojë ndaj Parker, kampioni britanik tha: “Jam 100% i bindur se do ta fitoj atë sfidë dhe të shtunën në mbrëmje do të festojmë të gjithë së bashku”.

Më tej, Joshua ka konfirmuar se rivali i radhës do të jetë Deontay Wilder: “Nuk ka asnjë dyshim që ajo përballje me Wilder do të ndodhë, kjo gjë është në mendjen time. Dhe ju garantoj se do ta mposht edhe Wilder, ashtu si do të mund edhe Parker. Qëllimi im do të jetë të unifikoj të gjithë titujt kampionë bote në peshat e rënda. Por për këtë gjë do të mendojmë nga dita e diel”, deklaroi për mediat kampioni britanik i peshave të rënda, 20 fitore dhe asnjë humbje në karrierë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat