Nurmagomedov mesazh McGregor: Më thuaj ku je që ta zgjidhim si gangsterë - Bota Sot
Nurmagomedov mesazh McGregor: Më thuaj ku je që ta zgjidhim si gangsterë

Boksi

E premte, 19 tetor 2018

Nurmagomedov mesazh McGregor: Më thuaj ku je që ta zgjidhim si gangsterë

Më: 6 prill 2018 Në ora: 14:00
Khabib Nurmagomedov

“Kam qeshur me të madhe kur shihja ato skena. Conor theve një dritare, pse? Eja brenda. Nëse je gangster pse nuk erdhe brenda? Jemi në Brooklyn, një vend i mbushur me gangsterë. Dëshiron të flasësh me mua? Më dërgo vendndodhjen tënde dhe do të vij. Pa probleme”, tha sportisti rus i arteve marciale mikse Khabib Nurmagomedov, që ditën e shtunë do të duelojë për titullin kampion bote në peshën e lehtë ndaj Max Holloway, në eventin e UFC-223.

Më tej, Nurmagomedov shtoi: “Doja të dilja jashtë autobusit për t’u përballur, por nuk më lanë. Ai ishte me media, me kamera, ndërsa unë isha vetëm, por s’kam frikë askënd. Këtë gjë ai e di mjaft mirë”. Kjo deklaratë e kampionit rus erdhi pas incidenteve që krijoi mbrëmjen e kaluar, kur sulmoi bashkë me stafin e tij autobusin ku ishin sportistët që do të duelojnë të shtunën në mbrëmje në UFC-223. Aktualisht, irlandezi ndodhet në polici, ku u dorëzua pas akuzave për dhunë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test